Durrës. Konkurrim për qira 9 ha pyll në Shënpjetër të Ishmit
17 gusht 2015 – Drejtoria rajonale e shërbimit pyjor Durrës synon të joshë operatorë turistikë, duke dhënë me qira (në përdorim) rreth 9 hektarë fond pyjor nga më të tërheqësit në bregdetin e Durrësit. Burime zyrtare të drejtorisë rajonale të shërbimit pyjor bëjnë të ditur për “Dyrrah”-un se më 27 gusht 2015 do të zhvillohet tender për dhënien në përdorim të një sipërfaqeje prej 79 887 metra katror pyll. Bëhet fjalë për dy ngastra në Shën Pjetër të Gjirit të Lalëzit, në ekonominë e Rrotullës. Është superzona më e bukur natyrore në veri të Durrësit, ku bizneset mund të shfrytëzojnë për veprimtari pushimi, argëtimi dhe mbarështimin e florës së egër.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Qytetarët nuk heshtin më!”- Pankartat nga protesta e 99-të kundër qeverisë: Të martën te Parlamenti me vezë
Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë
Pastrohet një tjetër pikë problematike në Lumin e Tiranës
Vatër e re zjarri në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme





