Një motomjet i shpallur në kërkim ndërkombëtar është bllokuar në Portin e Durrësit, pasi rezultoi i vjedhur në vitin 2025 në Angli.
Sipas verifikimeve, mjeti kishte ardhur në emër të një 29-vjeçari nga Tirana, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
“Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi motomjeti që kishte ardhur në emër të tij, në Port Durrës, nga verifikimet rezultoi i vjedhur në vitin 2025 dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Mançester.”, thotë policia.





