Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj, të akuzuar për dy vepra të ndryshme penale.

22 vjeçari Gerald Aruçi, nga Tirana është ndaluar për shkak se në orët e para të mëngjesit të sotëm po drejtonte mjetin tip Benz, me targa TR 6472 E, pa leje drejtimi.

Ndërkohë adoleshenti 18 vjeçar Kristiano Mersi, banues në Durrës, është prangosur në flagrancë duke vjedhur profile alumini tek magazinat në Portin e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi disa profile alumini të formave të ndryshme, të cilat 18 vjeçari sapo i kishte vjedhur nga magazina e po tentonte t’i nxirrte jashtë portit.