Një aksident është regjistruar pak minuta më parë pranë Urës së Dajlanit në Durrës.

Një automjet ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës. Mesa duket, shoferit i ka dalë jashtë kontrollit mjeti që drejtonte, por fatmirësisht nga informacionet e deritanishme nuk bëhet fjalë për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende efektivët e policisë, por vetëm karroatreci që po punon për të larguar automjetin e aksidentuar.