Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit.

3 automjete janë përplasur në afërsi të tregut industrial.

Nga përplasja nuk ka persona të lënduar, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e lëvizjes së një prej automjeteve të përfshira, si dhe lagështia në rrugë.