DURRES, 30 prill 2013 – Prangoset në flagrancë një 35 vjeçar nga Durrësi, të cilit policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi prej 10 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Mësohet se sasia e drogës iu gjet të ndaluarit, Ergy Dhima, gjatë një kontrolli që seksioni i narkotikëve në Policinë e Durrësit ushtroi në shtëpinë e tij, në lagjen nr.13 Durrës.
Në të njëjtën kohë Dhima akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje të municioneve ushtarake, pasi i janë gjetur 40 copë fishekë.
Gjatë kontrollit policia sekuestroi edhe 10 telefona celularë që përdoreshin nga 35 vjeçari si dhe një laptop.





