19 nëntor 2015 – Reth 50 të rinj ish-përdorues droge, bashkë me prindërit e tyre kanë protestuar para policisë së Durrësit, pasditen e sotme, duke kërkuar zhbllokimin e metadonit.  Të rinjtë që i janë rikthyer sërish jetës me shpresën e rehabilitmit, kanë bërë me dije se prej dy ditësh mjeku përgjegjës nuk ka shpërndarë dozat e metadonit, duke sjellë kriza paniku tek të rinjtë.

“Do ti rikthehemi sërish drogës. Të rinjtë kanë dy ditë pa marrë metadonin nga mjeku sipas recetës. Çfarë po bëhet kështu?”, është apeli i një nëne për djalin e saj.

Personat që janë futur rehabilitimit për të lënë drogën shprehen se “Po të marrësh metadonin nuk ke dëshirë për të marrë heroinë. Ky ilaç është shpikur vetëm për të zëvendësuar heroinën, sidomos për ata persona që e përdorin heroinën me injektim. Metadoni i jepet përdoruesve çdo mëngjes dhe çdo pasdite, nga një doze, në mungesë të saj personat kthehen sërish tek marrja e drogës. 

Metadoni është në formën e tabletave që përmbajnë 5mg, 10mg ose 40mg. Tabletat zakonisht merren nga goja, por ka edhe tableta që shkrihen në ujë dhe administrohen në doza të ndryshme pudër, që gjithashtu shkrihet në ujë, e cila matet dhe shpërndahet nga një pompë automatike. Në këtë mënyrë dozat mund të maten dhe në 1 ose 2 mg. Për shumicën e njerëzve efekti i metadonit zgjat 24-36 orë në një marrje të vetme. Metadoni është përdorur për disa vjet si trajtim kundërveprues për heroinën. Ka veprim të gjatë dhe mund të merret vetëm një herë gjatë ditës. Gjendet në formë të lëngët dhe merret nga goja pa e injektuar në ndonjë pjesë të trupit. Nuk ka efekt eufozorant dhe shmang simptomat e zverdhjes pa nxitur varësinë psikologjike.

Metadoni është një preparat dhe në gjuhën e folur mund ta përcaktojmë si një ilaç, i cili ka edhe efektet e drogës, por jo ato efekte negative që japin drogat e tjera dhe sidomos heroina. Nuk ka efekte të cilat ndikojnë në ndryshimin e sjelljes dhe të gjithë personat që bëjnë terapinë me metadon nuk bëhen të varur ndaj tij siç ndodh me drogat e tjera.

/K.H portali DurresLajm/