Rënia e pemës në lagjen nr.5 ka sjellë si rezultat ndërprerjen e energjisë elektrike.
Kjo ndërhyrje u bë me qëllim shmangien e ndonjë incidenti elektrik, që mund të shkaktohet prej kabllove të shumtë aty pranë.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në bashkëpunim me ndërmarrjen “Rruga” po punojnë për heqjen e pemës dhe rikthimin e energjisë elektrike.





