Si pasojë e erës së fortë në Durrës, një pemë është rrëzuar në rrugicën e ish-rajonit, lagjja nr.5.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, ajo ka zënë poshtë një makinë që ndodhej e parkuar krah rrugës.


“E ngecur” në automjet, ajo nuk ka rënë në rrugë, e për rrjedhojë nuk raportohet për bllokim të qarkullimit.

Po ashtu nuk raportohet për asnjë person të lënduar, ndërsa policia bashkiake ka rrethuar këtë pjesë të trotuarit, deri në sistemimin e plotë të tij.

Kjo është pema e dytë brenda 24-orëve që bie përshkak të erës së fortë në qytet.

Pasditen e djeshme një tjetër ra në segmentin rrugor Iliria-Plepa, duke sjellë si rezultat bllokimin e rrugës për disa minuta.