Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi këtë të martë bojkotin e seancave gjyqësore nga data e sotme, deri në pezullimin e rregullores së Gjykatës së Posaçme, që ndalon përdorimin e celularit.

Bojkoti, sipas tyre, nuk do të zbatohet vetëm për masat e sigurisë.

Dhoma e Avokatisë kërkoi pezullimin e menjëhershëm të rregullores dhe rishikimin e saj në tërësi.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar një rregullore të re, e cila përcakton një sërë rregullash për hyrjen në godinë, ndjekjen e seancave gjyqësore dhe aktivitetin e medias.

Kjo praktikë është kundërshtuar nga palët e prekura nga këto masa kufizuese, ndaj kanë kërkuar rishikimin e saj.