Durrësi është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë dhe vetëtima.

Stuhia ka vijuar për disa minuta, e si pasojë është kufizuar edhe qarkullimi e automjeteve.

Sikurse duket edhe në pamjet e filmuara, reshjet e shiut kanë përmbytur rrugët “Egnatia” dhe “31 Marsi”, ndërsa duket se kanalizimet kane dalë jashtë funksionit dhe nuk e kanë përballuar intesitetin e reshjeve.

Ndërkohë në videon e mëposhtme shihet edhe fortunali në sheshin “Liria”.

Probleme janë raportuar edhe në segmentin rrugor Iliria-Plepa, ku një pemë ra në mes të rrugës dhe bllokoi qarkullimin.

Reshjet pritet të pakësohen gjatë orëve në vijim, ndërsa moti me diell pritet të kthehet pas ditës së nesërme.