Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Durrësit. Një shtetas 15 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja tek firma e këpucëve, në lagjen 14 në Shkozet, duke lëvizur me ashensorin e kësaj godine, ka rënë nga një lartësi 6 metra.

Ndërkohë, shtetasi B. D. 44 vjeç,  banues në Rrashbull, Durrës,  punonjës pranë kësaj firme, ka shkuar  për të ndihmuar shtetasin K.L., por  në tentativë për t’i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit.

Për pasojë shtetasi K.L. ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi B.D. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për ngjarje aksidentale.