22 janar 2014 – Sekuestrohet 450 kilogramë kanabis sativa nga Policia e Portit të Durrësit. Burime nga policia bëjnë me dije se sekuestrimi i drogës është bërë gjatë mbrëmjes së të martës, ndërsa në pranga është vënë edhe transportuesi i drogës, një shtetas maqedonas. Mësohet se droga është gjetur e fshehur në një trajler me targa KO 0343 TB dhe ST 835 TH që drejtohej nga një shtetas maqedonas, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Sipas policisë, droga është gjetur e shpërndarë në thasët me mineral ferrosilici që trajleri ishte duke transportuar nga Maqedonia drejt Italisë. Menjëherë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit ndërsa po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
Durrës: Sekuestrohen 450 kg kanabis, pranga maqedonasit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
OKB paralajmëron rritje alarmante të dhunës në Rripin e Gazës, incidente në nivel rekord që nga armëpushimi
Helm për minjtë në ushqimin “HiPP” për foshnje, çfarë dihet për rastin dhe si ta dalloni kavanozin e kontaminuar?!
Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja
Horoskopi ditor, e mërkurë 22 prill 2026





