DURRËS, 29 maj 2015 –  Edhe pse ende të papuna, vajza dhe gra ëndërrojnë të bëhen stiliste, duke arritur të organizojnë edhe një sfilatë mode.

Drejtoria rajonale e formimit profesional publik (DRFPP) Durrës bën të ditur se e enjtja, më 28 maj 2015 ishte një ditë plot e veçantë. Për herë të parë, në mjediset e saj, pasi aty u zhvillua një sfilatë nga pjesëmarrëset e kursit të stilim-modelingut nën drejtimin e instruktores Marsida Hoxhallari. Edhe në kursin e parukeri-estetikës ka fluks të madh kërkesash dhe impenjim të kursanteve. Para disa ditësh u testuan kursantët për sipërmarrës të biznesit të vogël, në praninë edhe të zyrës së punës, që u certifikuan po më 28 maj 2015.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/