Janë vetëm 14 dhe 15 vjeç, por kanë nisur të ushtrojnë zanatin e hajdutit.

Policia e Durrësit ka dokumentuar se pas vjedhjes së një lokali në zonën e plazhit qëndrojnë dy të rinj nga qyteti bregdetar.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës e punohet për kapjen e shtetasve A.D dhe E. T, vjeç 15 e 14, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr.13, në lokalin e shtetasit B.R, vjeç 56, banues në lagjen Nr.13, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur nje sasi lekesh”, raporton policia e Durrësit. 

Dy adoleshentët akuzohen për veprën penale "Vjedhje" në bashkëpunim.