Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar, në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Durrës, ku një i moshuar u gjet pa shenja jete në banesë.

“Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.