DURRËS, 2 dhjetor 2014 – Shirat e mëdha, problemet që ka rrjeti elektrik i qytetit bregdetar, kanë shkaktuar një ngjarje tragjike, ku ka vdekur një grua, që u përpoq në mënyrë primitive të risillte dritat në shtëpi.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 1 dhjetor 2014, rreth orës 23.00, ka mbërritur e vdekur në spitalin e Durrësit 38-vjeçarja Resmije Alla, banuese në lagjen nr. 15 Durrës.
Familjarët u kanë treguar bluve se nuk ka pasur drita në banesë. Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, e ndjera ka gjetur një kallam. 38-vjeçarja u orvat të godiste e të kapte telat në një shtyllë me kallamin, në mënyrë që të krijonte kontaktin. Për shkak se kallami ishte i lagur, Resmije Allën e ka zënë korrenti, duke vdekur në vend. Policia e konsideron ngjarje aksidentale.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





