Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të kalimit të paligjshëm të eurove. Në pikën kufitare të portit të Durrësit, sot janë zbuluar 25 mijë euro të padeklaruara, në një autobus të linjës.

Një ditë më parë, Policia e Durrësit zbuloi 522 mijë euro të padeklaruara euro dhe mallra të kontrabanduara, në një autobus të mbërritur nga Bari në portin e Durrësit. Në pranga u vu pronari, njëkohësisht edhe shoferi i autobusit, Elidon Çela dhe dy persona të tjerë.