7 qershor 2015 – Parashikimet e motit për javën që vjen tregojnë se për disa ditë koha nuk është e përshtatshme për plazh. Nesër dita në Durrës nis me vranësira e shira të lehtë, një situatë që do të përsëritet gjatë ditës. Temperatura më e lartë parashikohet 25 gradë, duke pësuar rënie në krahasim me fundjavën që kaloi. E njëjta kohë do të jetë dhe të martën, ndërsa rritje e vogël e temperaturave regjistrohet të mërkurën. Vetëm të enjten dielli do të shkëlqejë, duke favorizuar adhuruesit e plazhit, të cilët mund të shijojnë edhe fundjavën tjetër në det.

 

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”