Nga Osman Stafa
Durrësi është si dallgë…
Përse pikërisht Durrësin!?
Përzgjedhja e z. Rama për të drejtuar grupin e punës në qarkun e Durrësit mbart një sërë hamendësimesh dhe enigma!?
Nuk besoj për bukurin!?
Ndaj Durrësit nuk ka dhënë kurrë dashuri…!?
Sepse vetë e vrau dhe pështyu çdo ditë nga pak për të mos e dashur kurrë qytetin ku u rrit!?
Megjithëse unë mendoj që vrasja e qytetit tim është bërë me qëllim, për ta grabitur dhe shkatrruar industrin e turizmit, si atë masiv dhe atë elitarë.
Ajo që ja “imponoi” ardhjen në Durrës është frika e humbjes, pikërisht në qytetin ku kurrë nuk fitoi me votë, por për çudi e “fitoi” ca nga tradhëtia, ca nga paraja dhe ca nga dhuna e pushtetit dhe e krimit.
Një faktor përcaktues është dhe humbja e besimit ndaj Dakos nga grupet e interesit.
Janë pikërisht ata që e mbështetën, u përdorën dhe e përdorën, që kuptuan fundin e një cikli ku kupola e Velierës ishte e vockel për ti bërë hije madhështis së qytetit 3000 vjeçar!
…dhe z. Rama erdhi në Durrës pikërisht për të ricikluar një kontrate, për të siguruar vazhdimesine, për të komanduar atë çka humbi ushtari i tijë, me një qëllim, vjedhjen e votës së qytetareve durrsake.
Zotëri, Durrësi është vullkan dhe të ndëshkon nëpërmjet heshtjes dhe jo urrejtjes.
durrsakët dashurojn detin dhe jo pushtetin…
të parët e tu e din mirë, lexo historin e kongresit të gruas më 1981!? E injoruan udhëheqësin duke mos e duartrokitur…
Durrësit ushtarët e tu, i vrau turizmin.
Durrësit i vrat historinë, ja groposët të djeshmen dhe ja errësuat të nesërmen.
Pse jo dhe shpresen…
Tërmeti dhe COVID-19 nuk të shërbejne si barka shpëtimi, ti e ke trazuar keq detin e Zotit.
Ti je më shumë se shqetesim dhe jo shpëtim.
Një sygjerim për z. Basha dhe PD-n!
Nuk ka vend për frike, por as për eufori.
Ramën në Durrës do e mbyse urrejtja ndaj arrogancës së tij, indiferentizmi ndaj qytetit, krimit dhe pushtetit që ky qytet është bërë viktime dhe akoma i ka plagët e hapura dhe jo dashuria ndaj opozitës.
Opozita është frymë, ajo është
alternative, shprese dhe zgjidhje…
Jo kulisa, as emra dhe jo lëpirje…
Kujdes, Durrësi ka memorje dhe kujtese të hollë dhe të ftohët…
Durrësi të vret duke heshtur…
Sepse ky qytet meriton shumë!!!