Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar ditën e djeshme, në aksin rrugor Rrogozhinë – Kavajë.
Personi që shkaktoi aksidentin është një 50-vjeçar nga Durrësi, shtetasi Alfred Ahmeti, i cili pasi përplasi viktimën me iniciale H.M., 86 vjeç, me një mjet tip “Mercedes Benz”, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes duke e lënë të moshuarin në rrugë, në gjendje të rëndë.
Megjithëse ka tentuar t’ia mbathë, policia e ka identifikuar dhe e ka arrestuar më pas 50-vjeçarin.
Sipas burimeve zyrtare, viktima ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit.