Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur pesë persona. Bëhet me dije se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe dy automjetet janë shkatërruar tërësisht. Si pasojë e kësaj është është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, për të nxjerrë të plagosurit.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi rastin.





