Dy qiellgërvishtës janë përfshirë nga një zjarr masiv në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zjarri nisi fillimisht nisi në orët e vona të së hënës në një prej kullave të banimit në Ajman, në veri të Dubait. Më pas përfshiu një kompleks pallatesh me rreth 3 mijë apartamente.

Autoritetet vendase bënë të ditur se banorët janë larguar me shpejtësi jashtë ndërtesave dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pasur lëndime serioze. Shkaqet e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta.