Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit.
Sipas gazetares Klodiana Lala, një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i cili përmendet si ndërmjetës me investitorët nga Katari, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Hetimet dyshohet se lidhen me një mekanizëm të mundshëm për kalimin e pronave shtetërore në duar private, ku sipas dosjes, Struga ka shërbyer edhe si ndërmjetës në kontakte me investitorë të huaj nga Katari. Në qendër të hetimeve është edhe Artur Shehu, ku dyshohet se mund të ketë pasur rol drejtues në skemën e pretenduar të tjetërsimit të pronave





