Zlatan Ibrahimoviç nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon te Milani. Suedezi nuk është si sezonin e kaluar ku falë golave, asistëve dhe paraqitjeve të tij Milani shkoi në Champions.Sulmuesi kuqezi këtë sezon shpesh e ka kaluar kohën e tij në infermieri sesa në fushën e blertë dhe mosha e tij 40-vjeçare e tregon. Sipas mediave italiane, klubi kuqezi dhe suedezi janë në dyshim për të ardhmen.

Ku ngrihet hipoteza e një rinovimi për një tjetër vit ose një “divorc” i mundshëm në verë dhe për t’i lënë hapësirë ndonjë lojtari të ri në majën e sulmit që të marrë përdore ekipin e Stefano Piolit.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë saqë dhe prezenca e tij në derbi është në dyshim ku Ibra u dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Juventusit në “Tendinën e Akilit”.