Madrid Sula, mësuesi 60-vjeçar i cili dyshohet se i dërgonte mesazhe erotike nxësëses 13-vjeçare ka dalë ditën e sotme para trupës gjykuese në gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Bëhet me dije se pas këtij rasti, e mitura ka shfaqur rëndesë psikologjike dhe i ka treguar fillimisht nënës dhe më pas babait për komunikimet që kishte pasur me mësuesin. Pas kësaj, prindërit e të miturës kanë bërë denoncimin pranë Policisë së Lushnjës.

Pas administrimit të mesazheve dhe kryerjes së verifikimeve, policia ka arrestuar 60-vjeçarin, ndërsa materialet e mbledhura i janë nënshtruar procedurave të mëtejshme ligjore. Mbi 60-vjeçarin rëndojnë akuzat penale për “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia”. Bëhet me dije se prokuror i çështjes Skerdi Sinanaj ka paraqitur prova për të kërkuar si masë sigurie arrestin me burg.