23 qershor 2014 – Ndërsa po ndiqte një leksion të lëndës së biologjisë, në fakultetin e saj në Minnesota, një studente ka zbuluar se është adoptuar.

Courtney Hardy, vajza 20- vjeçare, fillimisht e ka kundërshtuar profesoreshën e saj të biologjisë kur ajo po shpjegonte se nga dy prindër me sy të kaltër nuk mund të dal një fëmijë me sy të errët.  

Në fakt e reja i ka sytë gështenjë, ndërsa të dy prindërit (që e kanë rritur) i kanë të kaltër. Mësuesja u përpoq të justifikonte përjashtimet, por vajza nuk e “hëngri” dhe pasi u kthye në shtëpi i vuri prindërit me “shpatulla pas murit” për të ditur të vërtetën e prejardhjes.

E reja më pas gjeti emrin e nënës së saj nga dokumentet e adoptimit dhe u vu menjëherë në kërkim. Sapo e gjeti, të dyja bashkë vendosën që lajmin e mirë t’ia jepnin edhe babait biologjikë.

Kjo gjë u prit me gëzim nga të gjithë dhe tashmë Courtney është me dy familje: atë që e ka adoptuar, të cilën e adhuron dhe familjen biologjike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/