SHANGHAI- Karrierat në Kinë të ish-lojtarëve të Chelseat, sulmuesve Didier Drogba dhe Nicolas Anelka, janë vënë në dyshim për shkak të vonesës së pagave dhe vitit të turbullt që ka kaluar skuadra e tyre, Shanghai Shenhua. Mediumet lokale kanë raportuar se menaxhmenti i Anelkas tashmë ka nisur bisedimet për shkëputjen e kontratës që vlen edhe për një vit, kurse emri i Drogbës po lidhet me një rikthim në Evropë. 

Drogba pati firmosur në qershor kontratë për dy vjet e gjysmë me pagë javore prej 300 mijë eurosh, por atij nuk i janë paguar disa paga dhe situata brenda klubit paraqitet shqetësuese.

Drogba muajin e shkuar pati aplikuar për leje që të largohet si huazim nga Shanghai para afatit kalimtar të janarit, por FIFA refuzoi kërkesën e tij