Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka suprizuar vajzën e Roland Likës, një prej policëve të vrarë në krye të detyrës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ministri Lleshaj teksa i uron ditëlindjen, shkruan se 10- vjeçarja, me emrin Sonja është e bija e një heroi.
“Sot ka ditëlindjen një vajzë shembullore, Sonja Lika. Ajo është bija e një heroi të Shqipërisë, Roland Lika, ish-punonjës ai Policisë së Shtetit që dha jetën në luftë me krimin.
Sonja sot mbush 10 vite.
Gëzuar ditëlindjen Sonja, jetë të gjatë, të lumtur e të begatë!
Unë si ministër, por edhe bashkëpunëtorët e mi në Ministri si dhe gjithë trupa e Policisë së Shtetit, të përcjellim urimet më të përzemërta për ty.
Edhe 100 të tjera, gëzuar! Happy birthday “, shkruan Lleshaj.