Pablo Escobar, lordi i drogës shpenzoi 70 milionë dollarë për të blerë terrenin brenda një ferme 350 km katrorë, donte të ndërtonte atje një aeroport, pishina e liqene artificial.

Nipi i tij, Nicolas e ka rikthyer së fundmi xhaxhain në vëmendje për një tjetër detaj.

Ai thotë se e di kush e tradhtoi lordin e drogës. “Në çdo familje ka rivalitet e urrejtje. I biri i Escobarit pati pretenduar se ishte vëllai i tij Roberto, gjithashtu narkotrafikant, që e preu në besë.

Nicolas iu rikthye kësaj teme me një fjali të vetme: “Nëna e Pablos ia dorëzoi drejtësisë që ai të vritej”.

Duket se të afërmit e tjerë mendojnë pra se ka qenë e ëma e patronit, Hermilda Gaviria, një grua e përshkruar si dinake dhe mjaft ambicioze ajo që e shiti të shumëkërkuarin, pjesë të thesarit të të cilit vazhdojnë të dalin në dritë.

Vitin e kaluar, vetë nipi zbuloi në një nga rezidencat e xhaxhait 20 milionë dollarë të fshehur pas një muri.