Parakalimi në Tapetin e Kuq, është edhe emblema e Çmimeve Oscar's, aty ku çdo aktor ëndërron të parakalojë.

Por a e kishit menduar ndonjëherë se sa kushton ai?

Totali i buxhetit për organizimin e ceremonisë është rreth 42 milionë dollarë, ndërsa Tapeti i Kuq, i gjatë rreth 150 metra, kushton rreth 360 mijë dollarë.

Gjithashtu, vlen të përmendet se Dolby Theatre, në Hollywood, paguan rreth 2 milionë dollarë për të pritur Çmimet Oscar. Edhe statuja Oscar, që jepet për fituesit, peshon disi më pak se 4 kg, ndërsa kushton rreth 500 mijë dollarë.

Këtë vit u zhvillua edicioni i 90-të i Çmimeve Oscars (listën e fituesve e gjeni këtu).