Një nënë 45 vjeçare me inicialet S.K. ka bërë një denoncim në policinë e Divjakës pasi ka humbur kontaktet me të bijën 18 vjeç.

Vajza është larguar nga banesa më datë 14.08.2023 dhe e ëma nuk ka asnjë informacion për të.

Policia e Divjakës po punon për gjetjen e 18 vjeçares.

Njoftimi i Policisë:

Në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja S. K., 45 vjeçe, se më datë 14.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më.

Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares.