Një sërë mashtrimesh kompjuterike janë konstatuar ditën e djeshme nga Policia e Shtetit. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka arritur që pas kontaktimit të çdo qytetari që mund të jetë prekur nga kjo veprimtari e paligjshme të parandojë pasojat e mëtejshme.

Kjo pasi persona ende të paidentifikuar u dërgojnë e-maile qytetarëve të ndryshëm apo bizneseve duke pretenduar se janë zyrtarë të lartë të policisë, me qëllimin për të marrë shuma monetare.

Teksa hetimet vijojnë ende, policia bën thirrje për vigjilencë ndaj e-maileve si ky më poshtë:

“Njoftim për shtyp në lidhje me veprimtarinë kriminale në fushën e krimeve kibernetike, situatë e paraqitur më datë 22.06.2023. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare. Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët. Puna policore vijon për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është: Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është: Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected] për Hetimin e Krimeve Kibernetike do të japë më shumë informacion rreth kësaj situate, në ditët në vijim”, ka njoftuar sot policia./tvklan.al