KUKES, 29 prill 2013– Policia e Kukësit ka arrestuar tre persona për mashtim  të qytetarëve me synim përfitimin financiar.

Autorët e këtij rrjeti janë shtetasit Blenard Kallja 49 vjec,nga Paskuqani, Dhimitri Ropi 33 vjec, nga Korca dhe Greta Pindari 24 vjec nga Korca.  

Aksioni u ndërmor pas denoncimit të një banori i cili i tha policisë se kishte rënë pre e mashtrimit, nga tre personat, të cilët i kanë marrë më shumë se 3 mijë dollarë dhe nuk ia kanë kthyer më.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në një nga lagjet periferike.

Policia pas  denocnimit te viktimes se mashtrimit, ka bërë të mundur identifikimin e autorëve, të cilët janë prangosur nga uniformat blu në flagrancë.

Mashtrimin ata e kanë bërë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe tashmë pritet që të dalin përpara togave të zeza për veprën penale të "Mashtrimit".