Moderatorja e njohur, Lei Kraja, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ditë pas dite” të Fjodora Fjorës. Gjatë intervistës, Lei u ndal dhe te jeta private duke deklaruar se ruan raporte shumë të mira me ish të dashurin.

Ajo tha se dashuria mes tyre është kthyer në shoqëri, aq sa e ka ndihmuar t’i zgjedhë unazën të fejuarës së tij.

“Ish-in e kam mik dhe e kam ndihmuar të zgjedhë unazën për të fejuarën e tij”, u shpreh Lei.

Lei Kraja tashmë ka dy projekte të reja në “Radio Televizionin Shqiptar”. Këtej e tutje, “RTSH” do të jetë shtëpia e saj e re televizive, ku Lei duket se po ndihet mjaft mirë. Ajo prezanton emisionin sportiv.

Kujtojmë se Lei ka treguar disa nga vështirësitë në punë. Ajo rrëfeu se e kishte lënë rregullimin e fustanit për moment të fundit dhe nga frika se do të bëhej vonë për të arritur në kohë në emision, kishte nisur të qante.

“Jam dramë, jam tipike gaforre, që qan për çdo lloj gjëje”, u shpreh moderatorja.