9 korrik 2015 – E pabesueshme kjo ofertë, por është e vërtetë. Kompania ajrore “Ryanair” ka vendosur ta festojë në një mënyrë të veçantë 30-vjetorin e vet.
Ka hedhur në treg një milion bileta me çmimin e lakmueshëm prej 19.85 eurosh për fluturime në mbarë Evropën nga shtatori 2015 deri në fund të janarit 2016.
Oferta nisi në orën 00:01 të së mërkurës (8 korrik) dhe do të vazhdojë deri mesnatën e së dielës (12 korrik), njoftojnë mediet ndërkombëtare.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





