Sulmuesi i Genoa, Mattia Desto u bë protagonist dje gjatë ndeshjes Genoa-Verona e cila përfundoi 3-3, shkruan Corriere dello Sport.

Në shënimin e golit të tij të dytë, i cili e kishte ndalur rezultatin në çast në 3-2, Destro arriti të realizojë teksa ishte duke mbajtur një shishe me ujë në duar. Pas ndeshjes ai tha:

“Kisha ngërçe, isha i lodhur dhe në fund nuk dija ku ta hidhja.”

Një mbrëmje shumë e veçantë, veçanërisht pasi ishte debutimi i pronësisë së re amerikane, të cilën tifozët e Genoa nuk do ta harrojnë aq lehtë.