PSG këtë sezon arriti të transferojë gjatë merkatës së verës lojtarët më të mirë që qarkullonin në tregun e transferimeve.

Nga Donnarumma në portë deri te Messi në sulm janë disa lojtarë që pranuan të veshin fanellën e skuadrës franceze.

Një sfidë me vetë ishtë ajo e trajnerit Mauricio Pochettino, të cillit do i duhej të zgjidhte lojtarët titullarë mes gjithë atyre yjeve që kishte në skuadër, dhe të ruante balancat mes secilit prej tyre pa prishur harmoninë e grupit.

E vështirë ishte edhe zgjedhja e portierit titullarë mes Keylor Navas dhe Gianluigi Donnarumma. Për trajnerin i pëlqyer është Navas i cili ka luajtur 6 ndeshje deri tani në Ligue 1, ndërsa për italianin vetëm 4 ndeshje të luajtura në kampionat dhe një ndeshje ndërkombëtare.

Kjo mund të çojë që Donnarumma të kërkojë largimin nga Parisi drejt një skuadre ku mund të jetë një titullar i padiskutueshëm.

Në këto kushte nëse nuk ka një zgjidhje të kësaj situate, qëndrimi i portierit italian te PSG do të jetë i shkurtër.