Një ari është filmuar në vendin e shenjtë të Dobërgorës në Devoll, në një ngjarje të pazakontë që ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës.

Pamjet tregojnë kafshën e egër pranë dhe brenda ambienteve të këtij vendi të njohur, ndërsa prania e saj ka shkaktuar shqetësim te banorët.

Zona e Dobërgorës është e rrethuar nga pyje dhe një pasuri e madhe natyrore, duke krijuar një habitat të përshtatshëm për kafshë të egra, përfshirë arinjtë.

Megjithatë, afrimi i kafshës pranë ambienteve të banuara dhe objektit të shenjtë ka ngritur shqetësime te banorët. Sipas tyre, ariu ka shkaktuar edhe dëme në këtë objekt.