Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Gjirin e Lalzit, ku një struc rreth dy metra i gjatë është parë duke lëvizur i lirë në zonë. Sipas dëshmitarëve, shpendi i veçantë duket se është arratisur nga një fermë apo ndonjë qendër private.
Struci, i cili ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe pushuesve, ka shkaktuar habi dhe kuriozitet të madh. Disa persona madje kanë ndaluar për ta fotografuar ose filmuar. Nuk ka informacione të sakta se nga mund të ketë ardhur, por autoritetet lokale dhe banorët po përpiqen të kontaktojnë pronarin e mundshëm.