Portieri i Hertha Berlin, Marius Gersbeck është akuzuar në Austri për dhunë. Ndaj tij është ngritur një kallëzim penal në gjykatën rajonale të Salzburgut, siç ka bërë të ditur prokuroria publike e qytetit austriak. Seanca kryesore është caktuar për më 28 shtator, ndërsa 28-vjeçari akuzohet se ka goditur me grushte dhe shkelma viktimën më 16 korrik gjatë stërvitjes së skuadrës në Austri.

Sipas “Bild”, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një klub natë në Zell am See. Ndërsa Gersbeck ende nuk ka reaguar publikisht në lidhje me këtë ngjarje.