Dita e premte pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në vend, me alternime kthjellimesh dhe vranësira gjatë gjithë ditës.
Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites. Në zonat malore, kryesisht në jug dhe juglindje, priten reshje të lehta dhe lokale shiu.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina mund të arrijë deri në 12 m/s. Deti do të jetë i qetë deri mesatar, me valëzim nga 1 deri në 3 ballë në Adriatik dhe Jon.





