Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e quajti socialistin si kriminelin më të madh elektoral të qytetit të Kukësit.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Majko shprehet se nuk është aq i fortë sa të “vjedhë” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit!

Sipas tij, vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet personave që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote.

“Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e sdo te shohin cmendurinë që kane para syve!

Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!

Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!

Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote!

Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!

Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur!
Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!“, shkruan Majko.