Ndërron jetë në banesë një 14-vjeçar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 14-vjeçari vuante nga epilepsia ndërsa ka patur edhe probleme nga zemra që në lindje.

Ka qenë nëna e tij që ka kërkuar ndihmën mjekësore por kur bluzat e bardha kanë shkuar në banesë, e kanë gjetur të miturin të pajetë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë veprimet proceduriale mbi rastin.