Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “29 Nëntori” aty ku mjeti i Policisë Bashkiake i drejtuar nga një efektivë, ka goditur një fëmijë rreth moshës 13 vjeç.

Mësohet se fëmija në ato momente ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërkohë që policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.