Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u kafshua nga një mace e cila ishte e infektuar me sindromën SFTS.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Japoni dhe ka shënuar rastin e parë që një mace të transmetojë infeksionin te njeriu.

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë tha se gruaja ka qenë duke e ndihmuar macen e rrugës, por pa menduar se do kishte pasoja të tilla. Dhjetë ditë më vonë, ajo vdiq nga ethe të rënda.

Sipas mjekëve, sindroma SFTS (Severe Fever with Thrombocytopenia Syndrome) relativisht e re, është një sëmundje infektive në zhvillim në Kinë, Kore dhe Japoni dhe shkaktohet nga pickimet e insekteve.