TIRANË, 16 prill 2013– E kishin shfrytëzuar për qëllime prostitucioni pa dëshirën e saj.

25 vjeçarja denoncoi në Policinë e Tiranës dy tutorët e saj. P.V me origjinë nga Berati është paraqitur në ambjentet e drejtorisë se bluve të kryeqytetit ku ka rrefyer me detaje shfrytëzimin që i është bërë në vitin 2011-2012 në Angli, nga Joant. K dhe Fatmir .B të cilët e kishin nxjerrë në rrugët e Londrës dhe nën kërcënime për jetën e kishin detyruar që të prostituonte. Sipas saj të gjitha paratë e grumbulluara i kishin përvetësuar tutorët. 

Në një gjendje të rënduar emocionale 25-vjeçarja ka rrëfyer dhe kalvarin e gjatë që nga momenti kur është mashtruar për herë të parë dhe largimi nga fshati i lindjes në Gorë të Kuçovës deri në arratisjen nga dy tutorët. Policia e Tiranës momentalisht ka nisur procedimin në gjendje të lirë për Fatmir. B 35 vjeç dhe Joant. K 40 vjeç, ndërsa dosja hetimore tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzën e trafikimit të femrave. 

Nga ana tjetër për arsye sigurie 25-vjeçarja P.V është marrë nën mbrotje.