Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët dhe të favorshëm për aktivitetet në natyrë.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës priten kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, të shoqëruara herë pas here me vranësira kalimtare, të cilat nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat do të shënojnë vlera të larta, tipike për këtë periudhë, duke arritur deri në 31 gradë Celsius në zonat bregdetare dhe më të ngrohta të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 12 m/s.

Sa i përket kushteve në det, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i moderuar, me forcë 2 deri në 4 ballë.