Joan Visa përjetoi një mbrëmje horrori në verën e vitit 2021.

Ylli i sulmit të Brentford në Premier Ligë, pa veten të sulmohej nga një grua që tentoi t’i rrëmbente vajzën e sapolindur.

Asokohe Visa ishte akoma pjesë e Lorient në Francë, ku do të shfaqet për gjyqin. Gruaja që ka përfunduar para drejtësisë e sulmoi me acid sulmuesin duke i lënë dëmtime në fytyrë, që kërkuan ndërhyrje.

Për të u tha se ishte me fat që nuk humbi shikimin. Avokati i lojtarit i tregoi mediave se gruaja në fjalë, e njohur si Laetitia P, e sulmoi Visën në mesnatë. Për t’u theksuar dhe fakti se ajo i kishte kërkuar autograf, disa orë para sulmit.

Për këtë rast të paprecedentë ndaj një futbollisti, Laetitia P rrezikon deri në 30 vite burg.