Ish-portieri i njohur gjerman, Jens Lehman, ka përfunduar në pranga pasi e ka tepruar paksa me alkoolin gjatë pranisë së “Oktoberfest” në Mynih.
Ish-gardiani i njohur i cili në karrierën e tij ka luajtur me klube si Arsenali e Milani, është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë.
Por sipas “Bild”, era e rëndë e alkoolit ka bërë që policia t’i kërkonte të dilte nga makina.
Ai ka qenë në gjendej të dehur pasi e kishte të vështirë të kontrollonte ekuilibrin, si dhe nuk ia dilte as të frynte në aparatin që mat nivelin e alkoolit.
Ai është dërguar në komisariat për verifikime të mëtejshëm si dhe i është hequr patenta.